Fëmija vdiq pas ndërhyrjes te dentisti, gjyshi: Gjakun nuk e lëmë, të ketë drejtësi

5 Tetor 2023 | 13:09

Gjyshi i fëmijës 3-vjeç që ndërroi jetë pas marrjes së një shërbimi dentar në një klinikë private në kryeqytet, akuzoi mjekun Roland Xhaxho si fajtor për ngjarjen.

Sipas tij shkak për vdekjen e nipit është bërë doza e anestezisë së dhënë nga mjeku.

Ai shtoi se do të ndjekin të gjithë hapat ligjorë në mënyrë që mjeku të marrë dënimin që meriton.

Gjithashtu theksoi se në rast se nuk bëhet drejtësi për 3-vjeçarin ata i kanë marrë të gjitha masat për vendimet që kanë parashikuar, duke parlajmëruar për vetëgjyqësi.

“Çupa e tij është dentiste ky shtë mjeku i klinikës që jep narkozën. U thashë që shkaktor për vdekjen e djalit është ky, i ka dhënë narkozë të tepërt. Nipi nuki kishte asnjë problem shëndetësor. U futëm në sallë firmosi djali dhe nuk na thanë asgjë. Ne kemi bërë procedurën ligjore të shtetit, kemi bërë denoncimin dhe do ta ndjekim hap pas hapi dhe do presim vendimin gjyqësor që do bëhet.

Në rast se shteti nuk jep vendimin e duhur ne jemi në gjendje t’i marim vetë masat për të gjitha vendimet që kemi parashuikuar në tru.

Jetën e fëmijës ne nuk e falim.

Masa jonë është e prerë nuk do të lëmë që të vdes fëmijë tjetër në dorën e atij mjeku. Na ka vrarë djalin dhe e fshehu, nuk i dha ndihmën e parë. Ne e akuzojmë për krimin që kërkoi të mbulonte. Në rast se fëmijën nuk do ta dërgonte në shtëpi, djali do të kishte shpëtuar”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026