FIFA sjell risinë për Kupën e Botës, Botërori 2030 në 3 kontinente
Kampionati botëror i futbollit i vitit 2030 do të jetë më i veçanti sa i përket organizimit, teksa do të zhvillohet në gjashtë shtete në tri kontinente. Portugalia, Spanja, Maroku, Uruguai, Paraguai dhe Argjentina do të jenë bashkorganizatorë të Botërorit, i cili përkon me njëqindvjetorin e Kupës së Botës, e cila u luajt për herë të parë në Uruguaj në vitin 1930.
Pas ndeshjeve hapëse në Amerikën e Jugut, gara do të zhvendoset në Spanjë, Portugali dhe Marok, ku do të luhen ndeshjet e mbetura.
Kjo është hera e parë që Kupa e Botës do të zhvillohet sipas këtij plani ku përfshihen tri kontinente dhe gjashtë shtete. Plani është i tillë, që edhe kompeticionet pasuese të bazohen po në këtë format.
“Në një botë të përçarë, FIFA dhe futbolli po bashkohen”, u shpreh presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Botërori i fundit i zhvilluar është ai i Katarit, në të cilën kampione u shpall Argjentina, me Messin që fitonte kupën e parë të botës në karrierë.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi