Alarmi nga variantet e reja, Britania shton testimet, shtetet evropiane forcojnë masat në kufi

2 Shkurt 2021 | 06:36

Të rrezikuar edhe nga mutacioni i Afrikës së Jugut, Britania e Madhe po zgjeron testimet, për më shumë kur ka pasur edhe raste të udhëtimeve të pajustifikueshme.

Britani e Madhe

Të gjithë banorëve mbi 16-vjeç në tete rajone rreth Anglisë u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi dhe të testohen pavarësisht nëse kanë apo jo simptoma.

“Kemi identifikuar 105 raste nga varianti i ri  i virusit.  11 prej tyre nuk duket se kanë lidhjet me udhëtimet ndërkombëtare. Nuk ka asnjë të dhënë se ky mutacion është më i rrezikshëm. Por ne duhet ta përballojmë atë dhe do ta bëjmë”, tha Matt Hancock.

11 rastet e reja të virusit kanë shkaktuar alarm pasi mendohet se është më infektues dhe derisa të përmbyllet vaksinimi mund të kërcënojë qytetarët më vulnerabël.

Edhe Bashkimi Evropian ka forcuar masat. Brukseli ka publikuar udhëzime për vizitorët nga jashtë bllokut duke lejuar të hyjnë vetëm ata që vijnë vendet me numër shumë të ulët të rasteve me COVID dhe pothuajse nuk kanë raportuar asnjë rast me variantet e reja.

Gjermani

Karantinimi konsiderohet si një opsion shtesë që vendet anëtare të BE-së mund të imponojnë. Por shtetet mund të kërkojnë teste negative PCR dhe maska të jetë e  detyrueshme.

“Masat janë ende të  lehta. Kur ato të përforcohen do të ketë më pak pasagjerë  nga zonat me rrezik të lartë. Në të gjitha aeroportet gjermane duhet të mbahen maskat mbrojtëse mjekësore”, tha Reza Ahmari.

Portugali

Shumë shtete evropiane  po vendosin kufizime mes tyre. Portugalia e cila duket se po përballet me një numër të lartë të infektuarish ka kufizuar kalimet tokësore në kufi me fqinjin e saj Spanjën.

Lëvizja mes dy shteteve lejohet vetëm për transportin e ushqimeve dhe për arsye shëndetësore. Edhe punonjësit dhe shtetasit portugezë që kthehen në shtëpi po ashtu mund të kalojnë kufirin.

Francë

Edhe në Francë pavarësisht se kufijtë me vendet e BE janë të hapura është e domosdoshme të kesh një test PCR negative në mënyrë që të kalosh kufirin.

Lexoni gjithashtu:

Mutacionet e COVID, mjeku shqiptar në Angli: Situata është e rëndë, vaksina nuk bën direkt efekt

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026