Bonusi i bebes u hiqet emigrantëve, Koçiu: Qëllim mbështetja e familjeve në Shqipëri

5 Tetor 2023 | 15:59

Bonusi i bebes, i cili shpërblen familjet pas lindjes së çdo fëmije, në mënyrë të përshkallëzuar nuk do të jepet më për emigrantët.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e konsideron këtë propozim për ndryshim në Ligjin për Asistencën sociale një domosdoshmëri, pasi analizat mbi përfitueshmërinë e programit tregojnë se shumica e përfituesve janë familjet e fëmijëve të lindur nga prindër shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, në një kohë kur primare është mbështetja e atyre që jetojnë në Shqipëri.

“Duke vlerësuar se qëllimi primar i kësaj politike është mbështetja e familjeve që jetojnë dhe kontribuojnë në Shqipëri, nxitja e lindshmërisë, si dhe duke vlerësuar situatën e shpërblimit të dyfishtë, propozimi ynë është që të kufizohet përfitimi i bonusit vetëm nga familjet rezidente në Shqipëri. Një reformë e tillë do të na mundësojë që ta fokusojmë te familjet që jetojnë dhe kontribuojnë në Shqipëri, duke mundësuar që të kemi më shumë dedikim ndaj shërbimeve dhe mbështetjes për fëmijëve të familjeve në nevojë, pjesë e programeve të mbrojtjes sociale”, tha Albana Koçiu ministre e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.

Bonusi i bebes ka nisur të jepet që prej datës 1 janar të vitit 2019, duke ofruar mbështetje për të gjitha familjet që kanë sjellë në jetë fëmijë duke përfituar 40 mijë lekë për lindjen e fëmijës së parë, 80 mijë lekë për të dytin, 120 mijë lekë për të tretin. Ky program, përgjatë pesë viteve të fundit ka ofruar mbështetje për pothuajse 200 mijë familje që kanë sjellë në jetë fëmijë.

Konkretisht, janë 38 mijë bonuese të shpërndarë në vitin 2019, 36 mijë në vitin 2020, 44 mijë në vitin 2021, 43 mijë për vitin e shkuar dhe rreth 29 mijë bonuse, vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026