Daja i 3-vjeçarit: Mjeku gënjen, djali e kishte zemrën top. Nuk fliste kur e morëm
Daja i 3-vjeçarit që humbi jetën pas ndërhyrjes në dhëmbë tha se djali e kishte zemrën e shëndetshme, duke hedhur poshtë kështu fjalët e mjekut anestesizt, Roland Xhaxho, i cili argumentoi se i mituri është futur në sallë me një problem në zemër, për të cilin ishte operuar dhe para dy vitesh.
Elsi Qosja tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se mjeku gënjen pasi në momentin që e kanë marrë nga spitali, i mituri nuk ka folur fare, ndërkohë që anestezisti tha se djali kërkonte vëllain e vogël.
“Kur kemi dalë e kemi marrë çunin në gjendje të përhumbur, në gjendje gjumi, na kanë thënë është efekti i narkozës dhe i besuam mjekut. Fletën nuk e firmosëm kur dolëm sepse nuk e kemi pasur mendjen aty sepse kemi vajtur në 10 të mëngjesit dhe e kanë nxjerrë çunin në 7 e 10 a 7 e 20 nuk e mbaj mend,” – u shpreh Qosja.
Ndërkohë në reagimin e mjekut Xhaxho, një ditë më parë thuhet se arsyeja pse të gjithë dhëmbët e fëmijës janë kuruar brenda një seancë është sepse fëmija kishte lindur me probleme në zemër, gjë për të cilën është operuar dhe dy vite më parë, siç thotë mjeku dhe në këtë rast duke qenë se dhëmbët kishin infeksion duheshin trajtuar sa më shpejt në mënyrë që infeksioni të mos shkonte në zemër, duke qenë se i mituri e kishte problematike.
Deklarata e tij u përgënjeshtrua këtë mëngjes nga daja i fëmijës, Elsi Qosja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta