Zbardhet kallëzimi ndaj bashkëshortit të Xhaçkës, u deponua në SPAK nga Fredi Beleri
Artan Gaçi bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka është paraqitur këtë të premte në SPAK. Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati tha se paraqitja e Artan Gaçit në SPAK vjen pasi ky i fundit është kallëzuar nga Fredi Beleri.
Ky i fundit e akuzon Gaçin për falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim.
Fredi Beleri ka kallëzuar gjithashtu për shpërdorim detyre edhe ish-ministren e punëve të jashmt olta Xhaçkën si edhe ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goron.
“Në kallëzimin e zotit Beleri, Artan Gaçi akuzohet për dy vepra penale, për falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim. Në këtë kallëzim Fredi Beleri ka kallëzuar edhe Olta Xhaçkën e cila në atë kohë mbante detyrën e Ministres së Punëve të Jashtme, me akuzën për shpërdorim detyre.
Bashkë me çiftin në fjalë Fredi Beleri ka kallëzuar edhe Jorgo Goron për shpërdorim detyre. Sipas kallëzimit të zotit Beleri, Bashkia e Himarës në bashkëpunim me Olta Xhaçkën dhe me bashkëshortin e saj Artan Gaçin kanë falsifikuar disa dokumente lidhur me një sipërfaqe toke në territorin e kësaj bashkie ku sipas zotit Beleri ish-ministrja e Punëve të Jashtme nëpërmjet regjimit martesor dhe të drejtave pasurore ka pasur përfitime të paligjshme.
Bëhet fjalë edhe për historinë ku zoti Gaçi është shpallur si investitor strategjik nga qeveria, e cila ka përfshirë politikën disa muaj më parë dhe pati edhe një iniciativë në gjykatën kushtetuese”,-tha Eni Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)
Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave
- 11:11 Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)
- 11:06 Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
- 11:03 Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump