BE debate për emigracionin, Hungaria dhe Polonia: S’do ta pranojmë kurrë reformën
Debate të ashpra mbi emigracionin u verifikuan në samitin e BE-së në Granada. Polonia dhe Hungaria kundërshtojnë fuqishëm reformën që konsiderohet si zgjidhje e krizës aktuale. Kryeministri hungarez deklaroi se 27 vendet anëtare nuk do të arrijnë dot një kompromis.
“Nuk do të ketë marrëveshje për emigracionin pasi më herët vendosëm se kjo çështje do të zgjidhet në mënyrë të njëanshme, gjë që u ndryshua në takimin e fundit. Polonia dhe Hungaria nuk ishin të kënaqura me propozimet, por ata na përfshinë. Dy vendet u lanë jashtë, ndaj pas kësaj nuk ka shanse për arritjen e ndonjë kompromisi apo marrëveshjeje për emigracionin. Politikisht është e pamundur. Jo sot, por në përgjithësi”, tha Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë.
Edhe presidenti polak Andrej Duda përsëriti se Varshava do t’i thotë ‘jo’ reformës.
“Në mënyrë të qëndrueshme, ne do t’i themi jo asaj. Jemi kundër saj dhe bashkë me kryeministrin do të dalim me këtë qëndrim sot dhe nesër në të gjitha takimet ndërkombëtare në të cilat do të marrim pjesë”, u shpreh Duda.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve