Ministrat europianë takohen për të shpëtuar Paktin Nuklear me Iranin
Ministrat e Jashtëm europian pritet të bisedojnë për krizën iraniane në një takim emergjent në Bruksel gjatë së premtes, pasi presidenti amerikan Donald Trump iu bëri thirrje aleatëve të “distancohen” nga Pakti Nuklear i 2015-s.
Bashkimi Europian ka thënë se “nuk do t’i kursejë përpjekjet” për të shpëtuar “Planin e Përbashkët të Ndërveprimit” (JCPOA), i cili synon parandalimin e zhvillimit të armëve bërthamore nga Irani.
Pas vrasjes së gjeneralit të lartë Iranian nga një sulm ajror amerikan, Irani shpalli se do nuk do t’i respektojë më kufizimet e vendosura mbi numrin e centrifugave që mund të përdorë për të pasuruar uraniumin.
Teherani gjithashtu u kundërpërgjigj duke sulmuar një bazë ushtarake amerikane në Irak me raketë, që shkaktoi dëme të shumta materiale por jo viktima.
“Dialogu nuk mund të jetë kurrë i tepërt”
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se Josep Borrell, shefi i Punëve të Jashtme, do të vazhdojë bisedimet anëtarët e kësaj marrëveshje, me shpresën se Pakti mund të shpëtohet, pavarësisht tërheqjes së Shteteve të Bashkuara si dhe Teheranit.
“Përdorimi i armëve duhet të marrë fund për t’i dhënë hapësirë dialogut”, tha ajo të mërkurën. “Ne jemi thirrur për të bërë gjithçka që është e mundur për të rihapur bisedimet. Dialogu nuk është kurrë i tepërt”
[twitter_feed=https://twitter.com/vonderleyen/status/1214826355570987009]
Borrell ka ftuar Zarif në Bruksel për të biseduar, por data zyrtare e vizitës nuk është caktuar ende.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme