Vdekja e 3 vjeçarit, të afërm dhe qytetarë njoftojnë protestë tek klinika private

7 Tetor 2023 | 17:15

Familjarët e 3-vjeçarit që ndërroi jetë pas ndërhyrjes dentare në një klinikë private në Tiranë, si dhe qytetarë të ndryshëm, do të mbajnë ditën e dielë në orën 18:00, një protestë për ngjarjen e rëndë.

Familjarët e 3-vjeçarit dhe qytetarët do të mblidhen në ambientet e jashtme të klinikës së mjekut Roland Xhaxho, në rrugën e Kavajës, ku dyshohet se fëmija mori mbidozën e narkozës që i shkaktoi vdekjen.

Kujtojmë se 3-vjeçari bëri disa ndërhyrje dentare nën narkozë në këtë klinikë, ku më pas shfaqi shqetësime dhe ndërroi jetë në pediatri.

Familjarët akuzojnë mjekun Roland Xhaxho për neglizhencë dhe dhënien e dozave të larta të narkozës.

Sakaq ata kanë ngritur një kallëzim ndaj mjekut, ku prokuroia vijon ende hetimet në lidhje me rastin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026