Shpërndarja e fondeve për partitë, KQZ merr vendimin, PS e PD marrin mbi 100 milionë lekë

3 Shkurt 2021 | 06:34

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për shpërndarjen e fondeve publike për partitë politike në vend, përgjatë vitit 2021.

Kështu, partia më e madhe në vend, Partia Socialiste, do të përfitojë në këtë vit zgjedhor fondin prej 63.4 milionë lekë, e ndjekur nga Partia Demokratike me fondin prej 38.9 milionë lekë.

Formula që llogarit shumën për secilën parti, kushtëzohet në masën 70 për qind nga numri i deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare, 20% në mënyrë të barabartë, ndërmjet partive parlamentare dhe partive politike që kanë përfituar mbi 10 mijë vota.

Ndërkohë, 10% e fondeve shkojnë për partitë që fituan mbi 1 për qind të votave në shkallë vendi.

Lexoni gjithashtu:

Shpërndarja e fondeve për partitë, KQZ gati projekt-vendimin, miratohet javën e parë të shkurtit

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026