Zgjidhen 3 anëtarët e KLGJ, kreu i Gjykatës së Lartë: Të kthejmë besimin në drejtësi

9 Tetor 2023 | 10:39

Në Këshillin e Lartë Gjyqësor do të zgjidhen këtë të hënë 3 gjyqtarë që do të jenë për 5 vite anëtarë të KLGJ-së.

Anëtarëve që u përfundon mandati në dhjetor janë dy në radhët e Gjykatës së Shkallës së Parë, Marçela Shehu dhe Brikena Ukperaj dhe nga radhët e Apelit largohet Dritan Hallunaj.

Zv.kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi në fjalën e tij me këtë rast është shprehur se performanca e duhur e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe e anëtarëve të tij, si një organizëm i krijuar posaçërisht për të menaxhuar mirëfunksionimin administrativ të gjykatave, nuk i shërben vetëm këtij organi, por të gjithë sistemit të drejtësisë dhe më gjerë.

“Të gjithë Ne jemi të ndërgjegjshëm se gjatë mandatit të dytë, një Këshill i Lartë Gjyqësor i riformatuar do të duhet të përballet me pengesa edhe më të shumta për të arritur maksimumin e mundshëm, pasi këto nevoja nuk janë ngushtësisht dhe vetëm të gjyqtarëve, por ato ndikojnë drejtpërdrejtë në shërbimin që u jepet qytetarëve shqiptarë dhe, për rrjedhojë, në besueshmërinë dhe autoritetin e pushtetit gjyqësor. Rikthimi i besimit tek sistemi i drejtësisë është dhe mbetet sfida thelbësore, jo vetëm e gjyqtarëve, por edhe e anëtarëve të Këshillit, që do të duhet të dëshmojnë nëpërmjet mënyrës së reagimit institucional dhe legjitimitetit të vendimmarrjes së tyre se sistemi i drejtësisë nuk shtrin dorën për lëmoshë tek ekzekutivi dhe legjislativi, por për t’u kërkuar atyre të përmbushin detyrimet kushtetuese e ligjore, në funksion të parimeve dhe vlerave, mbi të cilat vepron një shtet i së drejtës”, tha Sadushi.

Në garë për 3 anëtarët e rinj të KLGJ janë 5 gjyqtarë, përkatësisht dy nga Gjykatat e Apelit, Emona Muçi dhe Irida Kaçerja dhe 2 nga Shkallët e Para të Juridiksionit të Përgjithshëm, Alma Kodraliu dhe Gentjana Muçaj, ndërsa Markeljan Koça vjen në garë nga Shkalla e Parë Administrative.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026