Zgjidhen sot 3 anëtarët e KLGJ, kush janë gjyqtarët në garë
9 Tetor 2023 |
10:18
Në Këllishin e Lartë Gjyqësor do të zgjidhen këtë të hënë 3 gjyqtarë që do të jenë për 5 vite anëtar të KLGJ-së.
Anëtarëve që u përfundon mandati në dhjetor janë dy në radhët e Gjykatës së Shkallës së Parë, Marçela Shehu dhe Brikena Ukperaj dhe nga radhët e Apelit largohet Dritan Hallunaj.
Në garë për zëvendësimin e tyre janë 5 gjyqtar, përkatësisht dy nga Gjykatat e Apelit, Emona Muçi dhe Irida Kaçerja dhe 2 nga Shkallët e Para të Jurdiksionit të Përgjithshëm, Alma Kodraliu dhe Gentjana Muçaj, ndërsa Markeljan Koça vjen në garë nga Shkalla e Parë Administrative.
Kush janë gjyqtarët kandidatë për në KLGJ:
- Emona Muçi e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 2012, fillimisht në Gjykatën e Tiranës dhe më pas në atë të Dibrës. Përgjatë dy viteve, ajo ka punuar si ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë dhe në vitin 2016 është komanduar në krye të Gjykatës së Pogradecit. Ajo u konfirmua në detyrë më 13 dhjetor 2018. Aktualisht e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
- Irida Kacerja e ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008. Nga viti 2007 deri në vitin 2012 ajo ka shërbyer si gjyqtare në Shkodër. Nga viti 2012 deri në 2015-ën ka punuar si këshiltare ligjore në Gjykatën e Lartë, ndërsa pas vitit 2015 është rikthyer në Gjykatën e Shkodrës. Aktualisht e ushtron fuknsionin në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
- Alma Kodraliu përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe u emërua fillimisht në Gjykatën e Pogradecit. Ajo punoi si ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë në vitet 2013-2015 dhe prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës. Ajo u konfirmua në detyra më 19 qershor 2023.
- Gentiana Muçaj i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe punoi për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Lezhës. Prej vitit 2013, Muçaj e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Ajo u konfirmua në detyrë më datë 9 mars 2023.
- Markelian Koça e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë si ndihmësgjyqtar në vitin 1995 dhe prej vitit 2000 ai e ushtron funksionin si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ai e kaloi ventingun më 22 nëntor 2021.
Lajme të Sugjeruara
Shqipëria një hap larg kalimit në euro
Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione...
Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘X’ ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës. Rama shkruan...
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 18:50 43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
- 18:40 Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm