Trajneri i Çekisë komenton atmosferën: Lojtarët të motivohen plotësisht

9 Tetor 2023 | 18:27

Çekia po zhvillon stërvitjet në prag të ndeshjes kualifikuese drejt Euro 2024 që luan në Tiranë, ndërsa pas publikimit të listës së futbollistëve, ka folur për mediat trajneri Jaroslav Silhavy. Ky i fundit ka analizuar kuqezinjtë, ndërsa krahas 11shes në fushë, ka analizuar dhe atmosferën që pritet të ndezë stadiumin ‘Air Albania’.

“Kanë mbetur edhe pak ditë, nervozizmi është normal, por ne e dimë sa e rëndësishme do të jetë ndeshja. E dimë që atmosfera atje do të jetë e stuhishme, ka pasur një interesim të madh për ndeshjen në Shqipëri, njerëzit atje janë me temperament. Nuk e mohoj që ambienti vendas do të jetë avantazh për kundërshtarin. Duhet t’i bindim lojtarët, nëse nuk i besojmë njëri-tjetrit, do të na shqyejnë në Shqipëri,” – u shpreh Silhavy.

Më tej 61-vjeçari ka folur dhe për kritikat e vazhdueshme në drejtim të tij, pas atij barazimi me Shqipërinë në Pragë.

“Mendoj se askujt nuk i pëlqen që njerëzit ta shajnë. Nuk dua të jem arrogant, por nuk kontrolloj kurrë në rrjetet sociale. E pranoj mendimin kritik të dikujt. Pas asaj ndeshje askush nuk thotë se ne luajtëm mirë, donim dhe duhej të fitonim. Nuk më pëlqejnë kritikat, nuk jam mazokist që të lexoj vulgaritete për veten time. Ndoshta gjërat do të ndryshojnë pas duelit në Shqipëri,” – tha Silhavy.

Mbrëmjen e 12 tetorit, ‘Air Albania’ pritet të jetë i tejmbushur, ku kërkesat për bileta kanë qenë më tepër se 300 mijë, duke bërë që një pjesë e madhe të mos kenë mundësi të ndjekin sfidën në stadium.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë pritet të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën...
18:48 | 24/06/2026

U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim

Letonia po heton vdekjen e gazetarit rus në mërgim Grigory Nekhoroshev, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar kërpudha helmuese. Nekhoroshev ka...
17:38 | 24/06/2026

Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh

Një zjarr që shpërtheu pasditen e së martës në një rrokaqiell në Madrid është vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse. Ndërtesa 49-katëshe, ku ndodhen zyrat...
16:37 | 24/06/2026