“Kemi një finale”- Ramadani e Seferi vlerësojnë Çekinë, thirrja për tifozët
3 ditë para sfidën decisive ndaj Republikës Çeke, kombëtarja shqiptare zhvilloi konferencën e radhës për shtyp, teksa të pranishëm ishin futbollistët Ylber Ramadani e Taulant Seferi.
Lojtarët në fjalë analizuan përballjen, për të cilën kanë pohuar se kundërshtari nuk duhet nënvlerësuar, ndërsa në anën tjetër kanë shtuar se kuqezinjtë janë gati.
Mesfushori i Leçe ka pohuar se skuadra ka mentalitet fituesi.
“Kemi ardhur me mentalitetin e duhur kur e kemi përfunduar ndeshjen me Poloninë. Është një ndeshje shumë e vështirë, nuk është ndeshje e lehtë, pasi kundërshtari është i fortë. Kanë pësuar vetëm dy gola, por ne duhet të futemi në fushë vetëm me qasjen e duhur, pa eufori dhe ta bëjmë maksimumin e të marrim rezultatin pozitiv”, tha Ylber Ramadani.
Taulant Seferi vjen në një formë shumë të mirë, teksa arriti të gjente rrugën e rrjetës më skuadrën e Banyas, ndërsa vlerëson se ofensiva e Shqipërisë është më e mirë ndonjëherë.
“Besoj se po, pasi kemi bërë shumë gola. Besoj se ky është sulmi më i mirë që ka pasur Kombëtarja. Kjo më bën të lumtur sepse konkurrenca e bën grupin dhe ekipin më të fortë. Shpresojmë që kjo konkurrencë e madhe në grup të na shërbejë për rezultate pozitive. Kur Kombëtarja shënon, është diçka e bukur për ne sulmuesit dhe diçka e mirë. Kombëtaren nuk e bën një repart, por ne jemi grup dhe forca më e madhe e skuadrës është grupi”, deklaroi Taulant Seferi.
Në fund ka dhe një thirrje për tifozët kuqezi, të cilët pritet të jenë më tepër se 22 mijë në Air Albania.
“Normalisht do u lutesha që të mos hedhin sende në fushë, sepse na duhen për ndeshjet e radhës. Ata janë lojtari i 12-të i joni dhe mendoj se do ishte mirë të jenë me ne gjithmonë. Nuk duam t’i humbim nga sendet e hedhura në fushë”, deklaroi Ramadani.
Shqipëria përballet me Çekinë më 12 tetor, ndërsa kujtojmë se së fundmi u dëmtua dhe qendërmbrojtësi Ardian Ismajli, i cili braktisi grumbullimin.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë