Sylvinjo për ndeshjen me Çekinë: Mund të ndodhë gjithçka, ne kemi kampionë në fushë

7 Tetor 2023 | 17:32

Ekipi kombëtar është fokusuar vetëm në ndeshjen e 12 tetorit kundër Çekisë dhe trajneri Sylvinjo shprehet besimplotë të grupi i lojtarëve që ka në dispozicion.

“Në këtë moment mendojmë vetëm për një ndeshje të rëndësishme që kemi ndaj Ccekisë. Nuk më shqetëson asgjë tjetër që ka të bëjë me Europianin apo për të ardhmen e një lojtari. E dimë që ata janë të fortë, e cila nuk ka humbur asnjë ndeshje. Jam i lumtuar që futbollistët angazhohen në ekipet e tyre dhe po shënojnë. Janë lojtar të rëndësishëm. Përpara ndeshjes me Poloninë iu thashë se ata janë skuadër e fortë, por edhe ne kemi lojtarë të fortë, të mirë dhe me kualitet teknik”, tha Silvinjo.

Por nëse ekipi do të arrijë të kualifikohet për në Kampionatin Europian të vitit të ardhshëm, kjo, sipas Sylvinjos, do të mësohet vetëm gjatë dy ndeshjeve të fundit të muajit nëntor.

“Llogaritë bëhen në nëntor. Është një grup i vështirë dhe i ekuilibruar. Në këto momente nuk mund të bëjmë llogari, por në nëntor po. Është një ndeshje e vështirë, do të luajmë para njerëzve tanë në një atmosferë të nxehtë dhe të vështirë. Mund të ndodhë gjithçka, por ne kemi kampionë në fushë. Kemi lojtarë të fortë që mund të bëjnë diferencën. Kemi një ndeshje të vështirë që zgjat 90 minuta dhe duhet ta përgatisim mirë, por llogaritë bëhen në nëntor”, shtoi ai.

I pyetur nga gazetarët për rikthimin e Armando Brojës në sulm, trajneri vlerësoi cilësitë e lojtarit, por theksoi se forca e ekipit nuk janë një apo dy lojtarë, por i gjithë grupi.

Ndeshja Shqipëri-Çeki luhet të enjten në Tiranë. Kuqezinjtë ndodhen në vend të parë në grup me 10 pikë, ndërsa çekët që kanë një ndeshje më pak renditen të dytët me tetë pikë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026