Guterres: Thellësisht i shqetësuar për rrethimin e Gazës nga Izraeli

9 Tetor 2023 | 20:37

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dënoi sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, por tha se është “thellësisht i shqetësuar” me rrethimin e plotë që Izraeli i ka bërë Rripit të Gazës.

“Situata humanitare në Gaza ishte jashtëzakonisht e rëndë edhe para këtyre armiqësive”, tha Guterres për gazetarët. “Tani vetëm do të përkeqësohet edhe më shumë”.

Më herët gjatë 9 tetorit, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, tha se shteti i tij do të vendosë “rrethim të plotë” në enklavën që për një kohë të gjatë është e bllokuar dhe theksoi se rrethimi nënkupton se 2.3 milionë banorët e Gazës nuk do të kenë “rrymë, ushqime, ujë e gaz. Gjithçka do të mbyllet”.

Palestinezët që jetojnë në Rripin e Gazës janë përgatitur për atë që shumë besojnë se do të jetë një sulm masiv tokësor i Izraelit për të mposhtur Hamasin dhe për të liruar pengjet.

“Dhuna e fundit nuk vjen në vakum. Realiteti është që dhuna është rritur gjatë konfliktit të hershëm, me pushtimin 56-vjeçar dhe pa një zgjidhje politike në horizont”, tha shefi i OKB-së.

“Përderisa njohim shqetësimet legjitime të sigurisë që ka Izraeli, unë ia kujtoj Izraelit se operacionet ushtarake duhet të bëhen duke respektuar ligjin humanitar ndërkombëtar”, shtoi ai.

Pas sulmit të nisur nga militantët e Hamasit nga toka, ajri dhe deti, Izraeli ka deklaruar se mbi 700 persona janë vrarë, ndërkaq nga sulmet izraelite në Gaza është raportuar për 560 të vrarë.

“I pranoj ankesat legjitime të popullit palestinez. Por, asgjë nuk mund të justifikojë këto akte të terrorit, vrasjet dhe rrëmbimet e civilëve”.

Grupi militant nisi sulmin në orët e para të së shtunës, duke sulmuar bazat ushtarake, duke hapur zjarr ndaj civilëve dhe duke rrëmbyer afër 100 persona.

Që atëherë, konflikti është përshkallëzuar dhe të hënën Izraeli premtoi se do të bllokojë dërgesat për në Rripin e Gazës. Guterres tha se OKB-ja do të vazhdojë të ofrojë ndihmë për banorët në Gaza.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026