‘Defender Europe 21’, Rama, Basha dhe ambasadorja Kim në zyrën e Metës 

3 Shkurt 2021 | 15:44

Kryeministri Edi Rama, ambasadorja Yuri Kim dhe kryedemokrati Lulzim Basha u ulën përkrah njëri-tjetrit në zyrën e presidentit të republikës Ilir Meta, në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Mbledhja iu dedikua stërvitjes ushtarake  “Defender Europe 21”, një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë amerikane në Evropë.

E drejtuar nga Komanda Ushtarake Amerikane në Europë, kjo stërvitje, përfshin pjesëmarrjen e rreth 31 mijë trupave ushtarake, 17 mijë nga të cilat amerikane dhe 14 mijë trupa të tjera nga 26 vende aleate.

Ndërkohë, në Shqipëri pritet të zhvillojnë stërvitje ushtarake 6 mijë trupa amerikane dhe 1 mjete ushtarake, pjesë të aleancës së NATO-s.

Ajo do të zhvillohet në bazat kryesore ushtarake të vendit tonë gjatë muajit maj të këtij viti. Për të parë nga afër përgatitjet për këtë stërvitje, vendin tonë po e viziton zëvendëskomandanti i Ushtrisë amerikane në Evropë dhe Afrikë, gjeneralmajor Joseph F. Jarrard, i cili u prit në një takim nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Ky i fundit e konsideroi këtë stërvitje “jo vetëm një mundësi e rrallë për sa i përket sfidës profesionale, por mbi të gjitha, një akt besimi dhe vlerësimi për vendin tonë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026