Haradinaj: Jam i hapur për bashkëpunim me Vetëvendosjen
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit e ka përqendruar të gjithë fushatën se kush do të jetë Presidenti i ardhshëm në vend.
Ramush Haradinaj në fjalimet e tij nuk flet për qeverinë e re që do të jetë vendimi i parë i Parlamentit të ardhshëm, por vetëm për kreun e shtetit që gjithashtu do të zgjidhet nga Parlamenti i ri.
Haradinaj shprehet i hapur për të bashkëpunuar me Vetëvendosjen që shihet gjerësisht si fituese e zgjedhjeve.
“Kosova është në një krizë tani, është një situatë jo e lehtë, kemi probleme ekonomike nga pandemia, situata me Serbinë dhe integrimi në arenën ndërkombëtare. Jam i bindur që mundem të ruaj unitetin dhe ti shërbej vendit,”- shprehet z. Haradinaj.
Kreu i AAK-së tregon në “Balkan Talks” se pse dëshiron të marr postin e presidentit.
“Ne jemi Republikë parlamentar, por presidenti mban përgjegjësi për sigurinë dhe trupat e armatosura, mbron kushtetutën dhe zbatimin e saj. Për të gjitha këto përgjegjësi dhe nga fakti që kam qenë dy herë në krye të vendit, jam i sigurt që mund të udhëheq vendin dhe të ndihmoj Kosovën,” – thotë kandidati për president.
Kandidati për president shpalos dhe platformën zgjedhore që ka partia e tij.
“Kemi një listë që përfshin kandidatë nga çdo fushë, si ekonomia, politika, arsimi, shkenca etj. Ne kemi gjithashtu një program për të ndërtuar mjaft mirë ekonominë, politikën e jashtme, qeverinë. Unë e kam thjeshtësuar fokusin tim në këto zgjedhje duke kërkuar postin e presidentit,” – tregon Ramush Haradianj.
Z. Haradianj shprehet se pret bashkëpunim nga të gjitha forcat pas zgjedhjeve. “Ne nuk kemi vija të kuqe dhe presim çdo parti për koalicion pas zgjedhjeve. Nëse Vetëvendosja fiton zgjedhjet jemi të hapur për bashkëpunim me të,” – rrëfen z. Haradinaj.
Pavarësisht bashkëpunimit që shpreh z. Haradinaj, Vetëvendosja ka si kandidate për postin e presidentit Znj. Osmani, por Haradinaj mendon se kjo është një lëvizje pa ekuilibër.
“Është vështirë ta shpjegosh këtë situatë sepse Kushtetuta nuk lejon që presidenti të jetë pjesë e një partie. Duhet ekuilibër mes forcave politike dhe këtu ofrohemi ne për mbështetje,” – thotë z. Haradinaj.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta