IKMT aksion kundër ndërtimeve pa leje/ Balla: Paligjshmërisë s’do i shpëtojë askush
Policia e shtetit dhe IKMT, kanë vijuar ditën e dytë të operacioneve kundër ndërtimeve e shtesave pa leje në periferinë lindore të Tiranës, zonë e njohur për ndërtimet luksoze.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, bashkë me publikimin e pamjeve të ndërhyrjeve në rrjetet sociale, deklaron se aksionit kundër paligjshmërisë nuk do t’i shpëtojë askush.
“Kush nuk ka vënë mend nga kjo histori, duhet të kuptojë se nuk ka tolerancë për askënd dhe ne do të rrisim vigjilencën e Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese për identifikimin, penalizimin, shembjen apo konfiskimin për interes publik të të gjitha sipërfaqeve në pallate, qendra biznesi, hotele të ndërtuara në shkelje të ligjit”, nënvizon Balla.
Ministri shton se të gjitha katet e konfiskuara do të shkojnë për strehim social apo për mjedise pune për institucionet publike.
LEXONI GJITHASHTU:
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)