Sa ndikon lufta në Izrael në ekonominë shqiptare?
Lufta në Izrael pritet të ketë ndikime në ekonominë e shumë vendeve. Ekspertët në Shqipëri parashikojnë rritje të çmimit të karburanteve, për shkak se importi më i madh i tyre kryhet nga vendet e Lindjes së Mesme.
Ndërsa bota po i rikthehej disi ekuilibrit ekonomik të cenuar nga një luftë në kufij e Europës mes Rusisë dhe Ukrainës, konflikti i një jave më parë në Izrael ka ndezur shkëndijën e alarmit për stabilitetin e çmimeve.
Ekspertët thonë se konflikti do të rrisë çmimet e energjisë në bursat ndërkombëtare dhe këto efekte do të ndjehen dhe në vendin tonë.
Efekti i parë dhe me i ndjeshëm pritet të jetë rritja e çmimit të karburanteve.
Produktet energjetike importohen kryesisht Lindja e Mesme, dhe lufta mund të shkurtoj furnizimin global, duke sjellë ndikime dhe në tregun tonë.
Shkëmbimet tregtare midis Shqipërisë dhe Izraelit janë rritur 3 vitet e fundit, ku vitin e kaluar dy vendet kanë tregtuar 57 milionë euro. Produktet e importuara janë kryesisht minerale, lëndë djegëse, energji elektrike si dhe produkte kimike dhe plastike. Nga ana tjetër Shqipëria eksporton kryesisht ushqime dhe material ndërtimi, të cilat gjithashtu pritet të ndikojnë në shifrat e eksportit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid
- 20:06 Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)
- 19:50 Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit
- 19:38 Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 19:18 Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 19:05 Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)