Dritan Goxhaj flet pasi lirohet nga burgu: Lirinë s’e kemi humbur kurrë

10 Tetor 2023 | 19:29

Ish-luftëtari i UÇK-së u lirua nga burgu pasi gjykata e Apelit refuzoi ekstradimin e tij në Gjykatën e Hagës.

Ai foli pas lirimit të tij për mediat ku tha se lirinë nuk e ka humbur kurrë. Ai tha se  sot u vërtetua që janë në rrugën e drejtë dhe se UÇK ka luftuar drejtë.

“Dua të them që lirinë nuk e kishim humbur asnjëherë, nuk e kisha humbur as unë e as ushtria çlirimtare e Kosovës, apo ata që janë në Hagë. Thjesht ishte një tentativë për të na trembur, për të na frikësuar, për të na hequr nga rruga jonë e për të na thënë se nuk ishim në një rrugë të drejtë.

Fakti që sot me gjithë përpjekjet e kësaj reformës për drejtësi, për të hequr nga sistemi i drejtësisë dhe të gjykatës të aftë dhe patriot, famtirësisht nuik ia kanë arritur asaj gjendje për ta bërë atë.

Sot arritëm të tregojmë sërish se jemi në rrugën e drejtë dhe kemi luftuar drejtë”,-tha dritan Goxhaj pas lirimit të tij.

Kujtojmë se Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë. 

Ish-luftëtari i UÇK-së u akuzua se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Goxhaj u akuzua si i dyshuar për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Këtë të martë Gjykata e Apelit në Tiranë pranoi kërkesën e mbrojtjes për lirimin e tij. Apeli vendosi gjithashtu ta konsideroi të papranueshme kërkesën e bërë nga Prokuroria Speciale e Kosovës për ekstradimin e tij drejt Hagës

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026