Misioni i NASA-s në hënë, diplomohet klasa e re e astronautëve
Astronautët e ri të NASA janë gati të dalin nga guaska e tyre dhe të ecin në hënë.
Nën nofkën “Breshkat”, klasa e 22-të e astronautëve të diplomuar nga agjencia hapësinore, janë tashmë gati për të fluturuar në hapësirë. Në një ceremoni të mbajtur në Qendrën “Johnson Space” në Hjuston, u nderuan 11 amerikanë dhe 2 astronautë nga Agjencia Hapësinore Kanadeze.
Klasa e re prej 6 vajzash dhe 7 djemsh, do të rrisë trupën aktuale të NASA-s prej 48 anëtarësh.
Të përzgjedhur nga një numër rekord kandidatësh, astronautët e rinj do të marrin spilën e tyre të astronautit nga programi “Artemis” i NASA-s, e cila synon të zbresë gruan e parë dhe burrin e dytë në hënë deri në 2024-n. Anëtarët e kësaj klase mund të jenë astronautët e parë që do të fluturojnë në hënë që nga programi Apollo, 50 vite më parë.
Për të arritur në këtë pikë, “Breshkat”, janë mbajtur për më shumë se dy vjet për trajnime bazë, duke marrë pjesë në stërvitje nënujore në mënyrë që të mësojnë sesi të ecin në hapësirë. Më pas janë dërguar në ekskursione gjeologjie, janë trajnuar sesi të operojnë robotë dhe kanë mësuar taktika mbijetese.
NASA stërvit astronautë që nga viti 1959. Duke përfshirë dhe “Breshkat”, Agjencia Kombëtare Hapësinore ka kualifikuar 347 burra dhe gra për fluturime në hapësirë dhe ka stërvitur 34 astronautë profesionistë nga Kanadaja, Japonia dhe Agjencia Hapësinore Europiane (ESA).
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet
- 12:19 SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më