Euronews: Shqipëria do të furnizojë ‘qindra mijëra’ shtëpi me energji diellore
Shqipëria po rrit furnizimin e saj me energji diellore me pothuajse 235,000 panele të reja diellore në termocentralin e Karavastasë në buzë të parkut kombëtar të lagunës së Karavastasë.
Këto do të lidhen me rrjetin energjetik të vendit në javët në vijim.
“Në më pak se dy vjet, kompania franceze Voltalia ka ndërtuar centralin më të madh me energji diellore në Ballkanin Perëndimor, ku pjesa më e madhe e rajonit mbetet e varur nga lëndët djegëse fosile, duke përfshirë qymyrin”- shkruan në një artikull që Euronews i ka kushtuar vendit tonë.
I vendosur në 200 hektarë tokë të siguruar nga qeveria shqiptare, termocentrali do të jetë në gjendje të gjenerojë 140 megavat, duke furnizuar me energji qindra mijëra shtëpi në vendin me 2.8 milionë banorë.
Shqipëria merr aktualisht afërsisht 99 për qind të energjisë elektrike nga hidrocentralet.
Por me thatësirat e rregullta dhe infrastrukturën e rrënuar energjetike që daton që nga periudha komuniste, vendi ka luftuar për të mbajtur ritmin me zhvillimin e frikshëm të nxitur nga miliona turistë që mirëpret çdo vit.
Me panelet diellore në Karavasta dhe 300 ditë mesatare me diell në vit, shpresohet se vendi mund të sigurojë prodhim të qëndrueshëm të energjisë.
“Megjithëse Shqipëria promovon sektorin e saj të energjisë, vendi prodhon rreth 650,000 ton naftë bruto çdo vit nga infrastruktura e rrënuar që ambientalistët e kanë kritikuar prej kohësh për dëmin që u shkakton komuniteteve lokale”-shkruan mes tjerash Euronews.
Por përgjatë vijës së saj bregdetare të lagur nga dielli , inxhinierët thonë se terreni është ideal për parqe diellore.
Luca Anthouard, një inxhinier që punon në projekt, thotë se sipërfaqet e kripura dhe të papërpunuara të tokës rreth Karavastasë u kanë mundësuar zhvilluesve të ndërtojnë një projekt “në një shkallë të madhe sipas standardeve evropiane”.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person