Studentët e mjekësisë bllokojnë autobusët urbanë, kërkojnë takim me ministren

11 Tetor 2023 | 11:46

Studentët e Mjekësisë kanë vijuar edhe të mërkurë protestën kundër ligjit që i detyron të punojnë 5 vjet në vend ose të paguajnë të plotë tarifën e studimit.

Ata janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit ndërsa janë ulur në tokë duke bllokuar qarkullimin e mjeteve të transportit urban.

Studentët thanë se kanë kërkuar takim me ministren e Arsimit që ka refuzuar t’i presë.

Bojkoti dhe protesta e studentëve të mjekësisë vjen pasi ata kundërshtojnë ligjin e ri, i cili i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve.

Studentët nga vitit i dytë deri në vitin e katërt do të punojnë tre vite pas diplomimit, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë dy vite pas diplomimit.

Në kundërshtim të këtij detyrimi, studentët që janë tashmë pjesë e sistemit  do të duhet të paguajnë koston reale të studimeve për çdo vit të mbetur.

Ndërkohë, që nuk ka një vendim të institucioneve në lidhje me pagesën që do të duhet të paguajnë studentët nëse nuk do ta firmosin marrëveshjen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)

Një kamion është rrëzuar paraditen e sotme në zonën e Drogostunjës, në Librazhd, duke shkaktuar bllokimin e plotë të qarkullimit rrugor. Sipas informacioneve nga vendngjarja,...
19:47 | 24/06/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026