Studenti i mjekësisë: Nuk dua të largohem, por qeveria na futi “thikën” pas shpine
Universiteti i Mjekësisë ka nxjerrë koston e studimit për studentët e viteve të dyta deri të gjashta.
2.4 milionë lekë të vjetra duhet të paguajë çdo student i cili refuzon të firmosë kontratën e cila e detyron të punojë për 2-3 vite në Shqipëri pas studimeve.
Studenti Klajdi Xhambazi, në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, u shpreh se mjekët që largohen nga vendi ynë nuk janë të sapo dalë nga auditorët por janë mjekë që kanë punuar për disa vite me radhë.
Ai nënvizoi se nuk duan të ikin nga Shqipëria, por që po detyrohen me ligjet që po nxjerr qeveria.
“Këtë radhë kemi qenë të gjithë bashkë. Thirrja që bëjmë nuk është për kompromis, por që të nxjerrim problemet tona. Kryesisht mjekët që largohen nuk janë studentët e sapo dalë nga shkolla prandaj dhe ky ligj është I pamenduar mirë nga ana e qeverisë. Mjekët që largohen detyrohen të largohen pasi janë lodhur me sistemin këtu. Ajo që ndodh është se mjekët punojnë në një kohë të gjatë në Shqipëri, marrin eksperiencën dhe më pas largohen pasi janë lodhur në vendin tonë. Kjo që po ndodh është si një thikë pas shpine për ne. Parulla jonë është s’kishim në plan të iknim, s’kemi në plan të kthehemi. Ne s’kemi dëshirë të largohemi. Më pëlqen të jetoj këtu”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë