Bojkoti i mësimit në RMV, reagimi i ministres Carovska nxit përgjigje të ashpra te maturantët

4 Shkurt 2021 | 11:55

Bojkoti i mësimit dhe ultimatumi i maturantëve në Maqedoninë e Veriut për përgysmimin e provimeve në maturën shtetërore ka marrë një përgjigje të prerë nga ministrja e arsimit.

Milla Carovksa, vetëm një ditë para afatit final që kanë dhënë maturantët në kërkesat e tyre është treguar e prerë se do të zbatojë vetëm ligjin dhe nuk do të ketë lëshime.

Në një deklaratë për mediat vendase, ministria Carovksa u shpreh se: “Unë kam obligim si ministre e Arsimit dhe Shkencës që të zbatoj Ligjin. Ligji është i qartë, matura shtetërore është pjesë e zgjidhjes ligjore”.

Në një intervistë për Euronews Albania, Blendi Hodaj, kryetar i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme në Maqedoninë e Veriut tha se kanë hyrë këtë të enjte në ditën e 14 të bojkotit t mësimit në nivel nacional.

“Nuk mund të tolerojmë që të humbim orë të tjera vetëm se ministrja e Arsimit është arrogante në sjelljen e saj ndaj kërkesave tona,” – tha maturanti.

Siç tregoi dhe Hodaj sot është dita e fundit derisa maturantët të marrin një vendim, nëse do të vazhdojnë bojkotin apo do të vendosin një tjetër ultimatum për deputetët që të diskutojnë çështjen në kuvend.

Maturanti tregoi se në 5 maj të vitit 2020 ministrja Carovska ka votuar për anulimin e maturës shtetërore ndërkohë që reagimi i tanishëm, sipas maturantit e nxjerr ministren kontradiktore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026