VIDEO| Momenti kur izraelitët rrafshojnë me bomba kampusin e Universitetit Islamik

11 Tetor 2023 | 15:02

Universiteti Islamik në Gaza u rrafshua mëngjesin e sotëm pasi u vu në shënjestër nga Forcat e Mbrojtjes izraelite.

Në rrjete sociale janë shpërndarë dhe pamjet e mometit kur ndërtesa qëllohet me raketa dhe shembet e gjitha përtokë.

Ushtria izraelite pretendoi se ndërtesat po “përdoreshin si një kamp trajnimit të Hamasit për operativët e inteligjencës ushtarake”.

Ai tha gjithashtu se kampusi u përdor gjithashtu për zhvillimin dhe prodhimin e armëve për militantët palestinezë, si dhe për të mbajtur konferenca e mbledhur fonde për aktivitetet e tij.

“Universiteti mbajti lidhje të ngushta me udhëheqjen e lartë të Hamasit”, deklaruan zyrtarët izraelitë.

Kujtojmë se në një sulm të nisur nga enklava palestineze e Gazës të shtunën, militantët e Hamasit sulmuan qytetet izraelite, duke vrarë më shumë se 1200 njerëz dhe rrembyer  dhjetëra pengje, në ditën më vdekjeprurëse për Izraelin që nga lufta e vitit 1973.

Sakaq nga ana e palestinezëve në Gaza numri i viktimave ka tejkaluar 1050.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump paralajmëron Iranin: Për çdo ushtar amerikan të vrarë do të ketë nga një përgjigje të fortë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar një mesazh të ri të ashpër ndaj Iranit, duke paralajmëruar se çdo sulm që shkakton vdekjen e një...
21:33 | 20/07/2026

Kryeministri i ri britanik prezanton kabinetin, emëron kancelarin dhe sekretarin e Jashtëm

Kryeministri i ri britanik, Andy Burnham, ka prezantuar kabinetin e tij të ri, duke emëruar John Healey si kancelar dhe Ed Miliband në postin e...
21:28 | 20/07/2026

Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, mbajti këtë të hënë fjalimin e tij të parë pas marrjes së detyrës, duke premtuar se...
20:18 | 20/07/2026