“Rritje e çmimit të naftës”| Ndikimi i luftës në Izrael në ekonominë globale

11 Tetor 2023 | 15:43

Ekspertët ndërkombëtarë thonë se në këtë fazë të konfliktit në Izrael nuk ka rrezik për rritje të menjëhershme të çmimit të naftës. Por nëse konflikti do të zgjerohet me vende të tjera, mund të kemi një situatë të paparashikueshme.

Sulmi i papritur i Hamasit ndaj Izraelit ka bërë që ekspertët dhe analistët e vjetër të naftës të bëjnë parashikimet e tyre ndaj ecurisë së tregut.

Sipas ekspertëve edhe nëse lufta do të zgjerohej më tej në rajon, me përfshirjen e Iranit në konflikt, çmimet e naftës do të mbeteshin rreth 100 dollarë për fuçi.

Analistët tregojnë se janë gjithsej 4,5 e deri në 5 milion fuçi nafte që tregtohen aktualisht në botë çdo ditë duke pohuar se edhe nëse çmimet do të rriteshin përtej kufirit, kapacitetet e rezervave, veçanërisht në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti, do të plotësojnë nevojat e tregut.

Nga ana tjetër analistët mendojnë se përfshirja e Iranit në këtë luftë, është e pafavorshme për shtetin fqinj, duke hedhur poshtë kështu skenarin e një ndikimi konkret në ofertën e naftës nga Lindja e Mesme.

Analizat e tregut parashikojnë se çmimi i naftës, në 6 muajt në vijim do të mbetet nën çmimin tavan 100 dollarë dhe për momentin kërcënimi i  një rritje tjetër e çmimit nga konflikti në Lindjen e Mesme duket se nuk është i afërt.

Disa ditë pasi arriti një nivel më të ulët të fundit prej rreth 84 dollarë për fuçi, çmimi bazë i naftës së papërpunuar Brent iu afrua 90 dollarëve për fuçi të hënën duke u rritur me afro 5%. Megjithatë martën, çmimi ra pak dhe u 87 dollarë duke sugjeruar se çmimet ishin stabilizuar të paktën përkohësisht.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026