Vlerësimi i ‘The Economist’ për demokracinë, Rama: Jemi futur në të njëjtën klasë me shtetet anëtare të BE-së

4 Shkurt 2021 | 12:17

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat deklaroi se kalimi i Shqipërisë nga një vend me demokraci hibride, në një vend me demokraci me probleme, është një vlerësim që e rendit Shqipërinë në të njëjtën klasë me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. 

“Vlerësohet qeveria për reformat demokratizuese dhe nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit dhe reforma elektorale, konsiderohet si një ndër arsyer kryesore të këtij përmirësimi”, u shpreh Rama.

“Fakti që Shqipëria pati fatkeqësinë e dyfishtë, përballimin në pak kohë të tërmetit dhe pandemisë e rrit dhe më shumë vlerën e këtij vlerësimi”, shtoi ai më tej.

Shqipëria për herë të parë ka mundur të lërë pas etiketimin si “regjim hibrid” dhe është futur, bashkë me Serbinë, në vendet e vetme të Evropës Lindore jo-anëtare të Bashkimit Evropian që kanë një regjim “demokratik me të meta” dhe jo “regjim hibrid” apo “autoritar”.

Ky ka qenë vlerësimi për Shqipërinë i publikuar nga prestigjiozja britanike “The Economist”.

Indeksi i demokracisë vëzhgon rreth 170 shtete në kategori thelbësore të sistemit demokratik siç janë procesi zgjedhor, liritë dhe të drejtat, funksionimi i qeverisjeve, pjesëmarrja dhe kultura politike.

Lexoni gjithashtu:

Indeksi i Demokracisë, Shqipëria fiton tetë vende, për herë të parë jo më ”regjim hibrid”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026