Sektori bankar arrin fitime rekord, 20.8 mld euro në janar-gusht

11 Tetor 2023 | 16:27

Fitimi i sektorit bankar po rritet me ritme të shpejta këtë vit. Deri në fund të muajit gusht,  ato kanë arkëtuar 20.8 mld lekë, të ardhura këto rreth 90% më të mëdha se 8-mujori i parë i vitit 2022.

Bankat po përjetojnë një periudhë të mirë, teksa shohin që fitimit e tyre po rriten me ritme të shpejta. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë, tregojnë se nga janari në gusht, fitimi neto i sistemit arriti në 20.8 miliardë lekë, me rritje 87% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shifrat e deritanishme tregojnë se fitimi i bankave po rritet përtej ecurisë së vitit të kaluar. Rritja e normave të interesit nga bankat qendrore në fazën e parë, ashtu siç pritej, ka pasur një ndikim pozitiv në performancën e bankave, duke zgjeruar rezultatin neto nga interesat.

Nga ana tjetër, edhe cilësia e portofolit të kredisë nuk po jep ndikim negativ mbi rezultatin financiar.

Kujtojmë se bankat tregtare për gjithë vitin 2022 arritën fitime rekord, duke arkëtuar 23.8 mld lekë, ose 210 mln euro.

Sipas strukturës, 3 nga 11 banka kanë ndarë 70% të fitimeve vitin e kaluar, ndërsa vihet re se një grup bankash të përmasave të mesme kanë parë rritje të performancës në treg.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, paga mesatare 84 mijë lekë

Numri i të punësuarve arriti në 1.17 milionë persona në vitin 2025. Krahasuar me vitin parardhës, numri i tyre ka pësuar një rënie të lehtë...
19:51 | 23/06/2026

Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham

Perceptimi i biznesit për korrupsionin në Shqipëri ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2012, kur Dhoma Amerikane e Tregtisë nisi të publikojë...
19:17 | 23/06/2026

Incident verbal në nisje të protestës, tension mes qytetares dhe aktivistit

Një incident verbal ndodhi këtë të martë në nisje të protestës në ditën e 24-tët, kur aktivistë dhe qytetarë ishin mbledhur në sheshin “Skënderbej” në...
19:10 | 23/06/2026