Arrihet dakordësia për Kosovën, Euronews zbardh draftin final
Pak orë përpara se Kuvendi të mbajë një seancë të posacme për Kosovën është arritur dakordësia mes PS dhe PD për një projekt-rezolutë të përbashkët.
Euronews Albania ka zbardhur ekskluzivisht draftin e plotë me 3 pika ku mbështetet rezoluta e Kuvendit të Kosovës.
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË:
- Mbështet plotësisht dhe njëzëri Rezolutën Nr. 08-R-009 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, miratuar në seancën e tij plenare të datës 28 shtator 2023;
- Kërkon nga institucionet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, që në të gjitha instancat ndërkombëtare sikurse dhe në kontaktet bilaterale me partnerët tanë të angazhohen fuqimisht dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mundësimin e një hetimi ndërkombëtar lidhur me aktin terrorist në veri të Kosovës;
- Inkurajon Qeverinë e Republikës së Kosovës që të punojë krah për krah dhe të bashkohet pa rezerva me aleatët e saj strategjikë, Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në funksion të procesit për arritjen e një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe njohjen përfundimtare të Kosovës prej saj.

Seanca plenare e së enjtes do t’i dedikohet plotësisht Kosovës. Kjo seancë e posaçme është rezervuar për diskutime lidhur me ngjarjen e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ndërsa pritet që ligjvënësit shqiptarë të votojnë një rezolutë e cila dënon sulmin e serbëve ndaj policisë së Kosovës.
Agjenda parashikon zhvillimin e një mocioni me debat për këtë çështje, ndërsa i pranishëm do të jetë vetëm kryeministri Edi Rama dhe ministri i jashtëm Igli Hasani që do të shpjegojnë qëndrime e mbajtura nga Tirana zyrtare deri më tani.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjyqi i “Sterilizimit”, Beqaj jashtë kafazit! Shtyhet seanca për kërkesat paraprake
Policia dhe RENEA operacion në Fushë-Krujë për kapjen e Ylli Zallës, nuk gjendet në banesë. Sekuestrohet 1 pistoletë
Gjyqi ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, pyetet dëshmitari i radhës. Shtyhet seanca për më 14 korrik
- 14:57 Veteranët e UÇK-së iu bëjnë thirrje protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së
- 14:51 Përvetësim i fondeve për qëllime personale, ish-kreu i Partisë Kombëtare Skoceze dënohet me 5 vite burg
- 14:47 Trump paralajmëron Europën, thërret Rutte në Shtëpinë e Bardhë: Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia
- 14:46 Dorëhiqet kryeministrja e Lituanisë Inga Ruginiene bashkë me kabinetin qeveritar
- 14:42 Katari: Dialogu me Iranin mbetet kyç për sigurinë e rajonit!
- 14:40 Hidratim apo avantazh taktik, rregulli i ri në Botëror ndez debat