“Kemi 4 muaj që e mbajmë gjallë protestën”, studenti i mjekësisë: Nuk do përçahemi
Studenti i mjekësisë, Rei Haluli tha në një intervistë për Euronews Albania se kanë 4 muaj që e mbajnë gjallë protestën dhe do vazhdojnë me po të njëjtin ritëm deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Ai tha se po mbyllet java e dytë e bojkotit, së shpejti do të nisë e treta dhe studentët nuk kanë ndjerë asnjë lloj presioni nga pedagogët, të cilët i mbështesin në këtë kauzë.
“Protestat do të vazhdojnë. Format që ne kemi zgjedhur sot për sot, janë bojkoti sepse edhe bojkoti është një formë e shprehjes së revoltës dhe madje është më e madhe se protesta sepse të mos hysh fare në auditorë është guxim më i madh se protesta, sidomos nga studentët e mjekësisë që vërtetë janë të pasionuar pas mësimit. Për më tepër ne do duhet të diskutojmë me njëri-tjetrin. Çdo vendim që kemi marrë e kemi marrë në demokraci të plotë,” – u shpreh Haluli.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut