Balla thirrje tifozëve: Jo dhunë dhe mjete piroteknike, rrezikojmë penalizimin
Pak orë para ndeshjes me Çekinë, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përsëritur thirrjen drejtuar tifozëve të Kombëtares që të shmangin episodet e dhunës dhe përdorimin e mjeteve piroteknike në stadium.
Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook, Balla nënvijëzon faktin se UEFA do të ndëshkojë Shqipërinë të luajë pa tifozë, në ndeshjen e fundit në grupe me Ishujt Faroe, në rast se do të përsëriten akte dhune apo do të përdoren lëndë piroteknike.
“Ndërsa dhe pak orë na ndajnë nga ndeshja e futbollit Shqipëri-Republika Çeke, dua të përsëris thirrjen drejtuar tifozëve të heqin dorë nga përdorimi i flakadanëve, lëndëve piroteknike dhe aktet e dhunës në stadiume duhet të marrin fund. Policia e Shtetit ka ndaluar në disa pika kontrolli grupe tifozësh, në zotërim të materialeve të ndaluara. Kujtojmë se UEFA do të ndëshkojë Shqipërinë të luajë pa tifozë, në ndeshjen e fundit në grupe me Ishujt Faroe, në rast se do të përsëriten akte dhune apo do të përdoren lëndë piroteknike. Duhet zbatim i plotë i rregullave të UEFA dhe ndalim të personave përgjegjës të hyjnë në stadiume!”, shprehet Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)