Shoqërohen në komisariat tifozët nga Kosova, kapen me tymuese e flakadanë në Morinë

12 Tetor 2023 | 14:58

Policia në Pikën Kufitare të Kosovës ka ndaluar 12 shtetas të cilët po hynin nga Kosova me qëllim ndjekjen e kombëtares shqiptare të futbollit.

Tifozeve iu kapën në 2 automjetet që lëviznin lëndë piroteknike dhe mjete prerëse, me qëllim përdorimin gjatë ndeshjes Shqipëri – Çeki.

Policia bën me dije se ka sekuestruar 43 kapsolla, 12 tymuese, 9 flakadanë dhe 2 mjete prerëse, thika.

“Në kuadër të intensifikimit të punës në hyrje të vendit, me qëllim parandalimin e futjes së sendeve të kundërligjshme që mund të përdoren gjatë ndeshjes së futbollit Shqipëri – Çeki, e cila do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, kanë kaluar në vijë të dytë, për kontrolle të imtësishme, automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin E. A., 22 vjeç, banues në Preshevë, dhe automjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasin F. Ç., 30 vjeç, banues në Kosovë.

12 shtetasit u shoqëruan në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, me qëllim kryerjen e hetimeve dhe veprimeve procedurale të mëtejshme për posedimin e kundërligjshëm të këtyre sendeve”, njofton policia.

Kujtojmë se në një reagim pak herët, ishte vetë ministri i Brendshëm Taulant Balla ai i cili kërkoi nga tifozët të mos marrin në stadium mjete piroteknike, pasi Kombëtarja rrrezikon të penalizohet nga UEFA për ndeshjen me Çekinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare

Dy vjet më parë, u nda nga jeta Ismail Kadare, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të letërsisë shqipe, por edhe personaliteti që i dha...
18:58 | 01/07/2026

Mungesa e vrojtuesve ngre shqetësime për sigurinë në plazhet e Vlorës

Megjithëse sezoni turistik ka nisur zyrtarisht në Vlorë, në plazhet e qytetit vijojnë të mungojnë vrojtuesit e plazhit. Kjo situatë ka rritur shqetësimin e pushuesve,...
17:48 | 01/07/2026

Temperaturat e larta, Gjykata e Tiranës redukton orarin e sporteleve

Temperaturat e larta në vendin tonë, të cilat pritet të na shoqërojnë edhe gjatë muajve korrik dhe gusht, kanë sjellë ndryshime në funksionimin e disa...
17:48 | 01/07/2026