Broja nuk luan me Çekinë, Gjasula po! Silvinjo thotë fjalën e fundit për lojtarët

11 Tetor 2023 | 18:45

Armando Broja nuk do të mund të luajë në ndeshjen Shqipëri- Çeki që do të zhvillohet ditën e nesërme në stadiumin “Air Albania”, lajmin e dha trajneri i kombëtares shqiptare Silvinjo.

Ai tha se Broja nuk do të mund të luaj për shkak të një problemi fizik, ndërkohë që shtoi se lojtari Klaus Gjesula do të futet në lojë.

Në konferencën për shtyp një ditë para përballjes ai tha se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të si trajner por nuk do të jetë vendimtare, pasi kualifikimi do të vendoset në nëntor. Megjithatë ai shtoi se do duhet të bëjnë

“Sa i përket Brojës, kam një lajm të keq ai ka qenë në skuadër vetëm për dy ditë dhe është stërvitur shumë pak. Pas konsultave me mjekun tonë të kombëtares, ai ka të njëjtin shqetësim fizik dhe nuk do mund  të luaj në ndeshjen e nesërme. Nuk ja del Dot. Kemi edhe lojtarët të tjerë të cilët duhet ti vlerësojmë për gjendjen e tyre. Sa i përket Gjasulës ne kemi bërë kontrollet tona dhe ëhstë gati për të luajtur”,-tha trajneri Silvinjo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026