“Avullojnë” biletat për Shqipëri-Çeki në “Air Albania”, shiten brenda 4-orëve

16 Shtator 2023 | 18:15

Ecuria pozitive e kombëtares shqiptare në kualifikueset e Euro 2024 ka bërë që interesi i tifozëve të shtohet edhe më tepër, sidomos pas fitores ndaj Polonisë.

Kjo gjë është pasqyruar edhe tek shitja e biletave, ku në harkun kohor të 4 orëve janë shitur plot 22 mijë copë. Përgjatë së premtes FSHF bëri me dije se biletat ishin hedhur në shitje, aq mjaftoi që mijëra tifozë të prisnin në radhë për ta bërë të tyren.

Ngarkesa është bërë shkak që sistemi të shkaktojë problem të herëpashershme, me tifozët të cilët vijonin të qëndronin në pritje. Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, të gjitha biletat ishin shitur, në një kohë rekord, krahasuar dhe me kombëtaret e mëdha të futbollit.

Por këtu shfaqet një problem, tregu i zi, i cili ka nisur ankandin me shitje ne biletave me çmim disa fish më të lartë. Euronews Albania ka bërë një vëzhgim në faqet online, ku vihet re se njoftimet për shitjen e biletave me shumë nga 200 euro apo dhe më tepër nuk mungojnë. Në këtë pikë, një qytetar që kërkon të jetë në tribunë në Air Albania, duhet të paguajë biletën deri në 10 herë më shtrenjtë.

Shqipëria luan dhe 3 ndeshje të mbetura në rrugëtimin drejt Euro 2024, ndaj Çekisë, Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026