AKU shton kontrollet te bizneset, 70 mln lekë gjoba për ushqimet

12 Tetor 2023 | 15:43

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer këtë vit rreth 20 mijë kontrolle në bizneset që tregtojnë produkte ushqimore. Kontrollet janë kryer vecanerisht tek ata operatroë që kanë risk më të lartë se të tjerët.

Në total, është parë se në ndryshim nga viti i kaluar ka pasur një kujdes më të madh për të mbajtur ushqimet e sigurta, por nuk kanë munguar edhe rastet kur nuk garantohet standardi. Për pasojë, në 7 muajt e parë të vitit, AKU ka vendosur gjoba që kapin vlerën 70 mln lekë.

Në të gjitha kontrollet zyrtare, ajo që vihet re këtë vit në ndryshim nga viti i shkuar është një ulje e masave administrative të llojit gjobë dhe një rritje të paralajmërimeve që jepet gjatë këtyre kontrolleve zyrtare.

Sa i përket produkteve, është gjetur se ato me bazë mishin, kanë patur riskun më të lartë dhe një pjesë e suplementëve janë bllokuar dhe tërhequr nga tregu.

AKU ka 21 mijë operatorë të regjistruar të biznesit ushqimor, të cilët i kontrollon me profilizim risku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026