Balla takon tifozin e veçantë nga Zvicra, i premton pasaportë shqiptare

12 Tetor 2023 | 16:15

Ministri i Brendshëm Taulant Balla priti në takim para ndeshjes Shqipëri-Çeki, një prej tifozëve më të njohur të ekipit kombëtar të Shqipërisë, Besmir Limani.

Gjatë takimit me të Balla përsëriti se gjithë sportdashësit e tifozët duhet ta mbështesin ekipin, dhe të mos bëhen shkas për dënime të fushës në Tiranë. Ky shqetësim i ministrit vjen pas ndeshjes së kaluar, ku u hodhën mjete piroteknike në fushë, të cilat nëse përsëriten, rrezikojnë që të dënohet fusha nga drejtuesit e UEFA-s.

“Duhet ta mbështesim ekipin kombëtar, dhe meqë ti je ndër tifozët më të zjarrtë e më prezentë, besoj që duhet t’u bëjmë një thirrje tifozëve që të sillen realisht si “lojtar i 12”. Nuk duhet të bëjnë asnjë dëm, qoftë hedhje të flakadanëve dhe gjithçka tjetër në fushë, sepse na dëmton për ndeshjen e fundit në grup me Ishujt Faroe. Pra duhet që kësaj radhe, gjithçka të shkojë fjollë!”-tha ministri Balla në takimin me tifozin.

Në një postim në Facebook lidhur me këtë takim, Balla shkruan:

“Kënaqësi të mirëpres sot tifozin-shqiponjë Besmir Limani, i cili e ka shoqëruar kombëtaren tonë kuq e zi kudo. Besmiri i cili jeton prej shumë vitesh në Zvicër, depozitoi edhe kërkesën për tu pajisur me pasaportë shqiptare”.

Ministri i premtoi shtetasit shqiptar me banim në Zvicrës, se kërkesa e tij për shtetësi dhe pasaportë shqiptare do të shqyrtohet në bazë të parashikimeve ligjore, duke i dhënë edhe prioritetin e duhur në këtë rast, sipas kushteve të programeve të veçanta të shtetësisë.

Balla uroi që ndeshja e sotme të jetë një festë për të gjithë, duke shënuar një hap më tej drejt kualifikimit për ekipin tonë kombëtar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026