Publikohet formacioni i Kombëtares, si do rreshtohen kuqezinjtë përballë Çekisë

12 Tetor 2023 | 19:32

Sot në orën 20:45 luhet ndeshja Shqipëri – Çeki në stadiumin “Air Albania”, e cila vlen për eliminatoret Euro 2024.

Formacioni i ekipit të kombëtares shqiptare i fromuar nga Trajneri Sylvinho në këtë ndeshje do jetë si më poshtë:

Në portë do jetë Etrit Berisha, në krahun e djathtë të mbrojtjes do jetë Mitaj, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, në mesfushë Ramadani, Asllani, Bajrami.

Në krye të sulmit qëndron Sokol Cikalleshi, nga e djathta me Asanin dhe në të majtë me Seferin.

Vlen të thuhet se nuk ka surpriza në formacionin zyrtar. Skema është 4-2-3-1.

Ismajli në mbrojtje, sikurse flitej është zëvendësuar me Ajetin pas dëmtimit, ndërsa Armando Bloja, nuk do të ketë mundësinë të luaj për shkak të një dëmtimi fizik.

Pak pas publikimit të formacionit të ekipit shqiptar është mësuar dhe formacioni i kundërshtarëve çek, më tekniku Jaroslav Silvahy, që i ka rreshtuar djemtë e tij, me formulën, 4-3-3.

Në portë është Pavlenka e para Holes, Krejci e Brabec. Në krahët e mesfushës janë Coufal e Jurasek, me qendrën që mbulohet nga Sadilek e Soucek, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Kuchta, Chytil e Cerny.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim

Letonia po heton vdekjen e gazetarit rus në mërgim Grigory Nekhoroshev, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar kërpudha helmuese. Nekhoroshev ka...
17:38 | 24/06/2026

Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh

Një zjarr që shpërtheu pasditen e së martës në një rrokaqiell në Madrid është vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse. Ndërtesa 49-katëshe, ku ndodhen zyrat...
16:37 | 24/06/2026

Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit

Pesë muaj pas zhdukjes së Nancy Guthrie, një 84-vjeçare nga Arizona, janë zbuluar detaje të reja rreth dy mesazheve që dyshohet se u dërguan nga...
16:16 | 24/06/2026