Lindin trinjakët në Tiranë, Koçiu: Secili përfiton bonusin 120 mijë lekë
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” kanë ardhur në jetë trinjakët të cilët gëzojnë shëndet të plotë.
Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu u ka uruar mirë se ardhjen të porsalindurve, Kajla, Kain dhe Krid.
Ajo shprehet se secili prej tyre përfiton bonusin e bebes në masën 120 mijë lekë.
“Mirënjohje mjekëve dhe infermierëve të këtij Materniteti për shërbimin e përkushtuar dhe profesionalizmin në kujdesin ndaj jetës”, – shprehet Koçiu.
Ministrja nënvizon se rreth 200 mijë familje që janë gëzuar me ardhjen në jetë të fëmijëve të tyre kanë përfituar mbështetjen financiare të qeverisë për çdo të porsalindur përgjatë pesë viteve të fundit.
Me ndryshimet më të fundit të miratuara në Kuvend, ky program do vijojë të mbështesë familjet që jetojnë dhe kontribuojnë në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)