Komuna e Rahovecit jep 1 mijë euro për trinjakët
Smajl Latifi, kryetar i komunës së Rahovecit ka uruar Flamur dhe Flora Limanin të cilët janë bërë prindër të trinjakëve, një djalë, Diori dhe dy vajza Dorela dhe Denisa.
Për këtë rast komuna ka dhënë 1 mijë euro bonus, ndërsa më herët në 9 shtator 2023, Shkëlzen dhe Floreta Sefsalihu nga Xërxa, kanë lindur tre djem: Nori, Rejani dhe Leoniti.
“Të them të drejtën ka rënie të lindjeve, edhe në komunën tonë ka shumë pak lindje, ndërsa të gjitha lindjet që ndodhin në qendrën shëndetësore të mjekësisë familjare, përkatësisht në repartin e maternitetit këtu në Rahovec unë i mbështes me 400 euro,” – u shpreh Latifi.
Ndërkohë në intervistën për “Good morning Albanians” në Euroneës Albania, Flamuri dhe Flora treguan se ishin njohur në vendin e punës së burrit dhe kishin 10 vite diferencë me njëri-tjetrin. Prej dy vitesh tashmë ata ishin në një marrëdhënie.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi
- 13:16 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia
- 13:10 Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike