Taksa e pronës| Nis zbatimi, rritet fatura e ujit për familjet në Tiranë
Taksa e pronës është bërë më e shtrenjtë në Tiranë. Detyrimi është rritur nga muaji shtator dhe familjet që pagujnë faturën e ujit mund të bëjnë dallimin me muajt parardhës.
Rritja në përqindje ndryshon nga njëra familje tek tjetra dhe nga njëra zonë kadastrale tek tjetra. Ajo është e lidhur me sipërfaqen e pronës dhe cmimin e referencës, i cili u rrit këtë vit nga 5 deri në 76%.
Për një familje në zonën e Freskut, detyrimi mujor për taksën e ndërtesës është rritur 40%, në zonën e Ali Demit 5% dhe në Unazë të re 76%.
Thënë ndryshe, në faturën e ujit, familja e parë do të paguajë nga 140 lekë, cmimin e rritur 200 lekë.
Detyrimi vjetor që do të paguajë kjo familje për taksën e ndërtesës do të jetë në vlerën e 2400 lekëve lekëve nga 1700 lekë që paguante më parë.
Taksa e pronës nuk ndryshon në asnjë prej bashkive të tjera, jashtë Tiranës. Ajo do të rishkiohet për gjithë territorin në vitin 2026.
LEXONI GJITHASHTU:
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq