Ministri i jashtëm i Iranit paralajmëron Izraelin: Do hapen fronte të reja lufte

13 Tetor 2023 | 15:25

Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amir-Abdollahian paralajmëroi se hapja e fronteve të tjera në luftën Izrael-Hamas është një “mundësi reale” pasi Izraeli intensifikoi sulmet e tij hakmarrëse në Rripin e Gazës, duke shkaktuar frikë se konflikti do të kthehej në një luftë rajonale.

“Me vazhdimin e agresionit, krimeve të luftës dhe rrethimit të Gazës, hapja e fronteve të tjera është një mundësi reale,” tha Amir-Abdollahian.

Amir-Abdollahian e bëri këtë deklaratë për kanalin Al Mayadeen pas mbërritjes së tij në Bejrut këtë të premte.

Ai tha gjithashtu se Operacioni Al-Aksa Flood i nisur nga Hamasi erdhi si përgjigje ndaj “krimeve të entitetit sionist”, duke iu referuar kështu Izraelit.

“Vendet dhe populli musliman nuk i pranojnë shkeljet e vazhdueshme kundër popullit palestinez”,-tha Amir-Abdollahian.

Ai theksoi se “Izraeli dhe mbështetësit e tij” janë plotësisht përgjegjës për rezultatet e sulmeve të vazhdueshme ndaj popullit palestinez.

Diplomati i lartë iranian tha gjithashtu se bisedimet që Irani po zhvillon me Arabinë Saudite vijnë si pjesë e strategjisë së Teheranit për të mbështetur Palestinën.

Në një zhvillim serioz në rrjedhën e sulmeve izraelite në Gaza, Izraeli ka informuar OKB-në për domosdoshmërinë e evakuimit të Rripit verior të Gazës brenda 24 orëve.

Ushtria izraelite informoi OKB-në se e gjithë popullsia e Gazës në veri të Wadi Gazës duhet të zhvendoset në Gazën jugore brenda 24 orëve të ardhshme, tha zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric në një deklaratë të enjten vonë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026