Procesi i Berlinit| Tirana vishet me flamujt e BE, si duket nga brenda Piramida

14 Tetor 2023 | 15:20

Të hënën Tirana do të mikpres takimin e radhës së procesit të Berlinit. Piramida, vendi ku do mbahet kjo ngjarje po bëhet gati për të pritur liderët europian dhe ata të rajonit.

Piramida po bëhet gati që të hënën e 16 tetorit të mikëpres Samitin e radhës të Procesit të Berlinit.

Grupet në terren po i japin dorën e fundit punimeve që gjithçka të jetë gati për të pritur liderët europian dhe ata të Ballkanit perëndimor në Tiranë.

Edhe bulevardi i kryeqytetit është veshur me flamujt e vendeve që do të jenë pjesëmarrëse.

Kamera e Euronews Albania ishte këtë të shtunë në ambientet e brendshme të Piramidës, ku organizatorët po kryejnë punimet e fundit.

Odeta barbullushi, këshilltare e kryeministrit për BE dhe bashkëpunimin rajonal tregoi disa prej propozimeve që do të përcillen nga komisioni europian në këtë takim.

“Ne do të diskutojmë disa propozime konkrete që synojnë të afrojnë Ballkanin Perëndimor me Bashkimin Europian dhe kryesisht me tregun e përbashkët në lidhje me atë sesi do të jetë ky plan i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe si mund të përkthehet në realitet ose cfarë impakti mund të ketë”, tha ajo.

Të dielën, një ditë përpara samiti do të mbërrijë në Tiranë, Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, ndërsa pjesa tjetër e liderëve do të jenë të pranishëm mëngjesin e së hënës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026