NATO çon trupa shtesë në Kosovë, KFOR-i përforcohet me 130 ushtarë rumunë

14 Tetor 2023 | 16:58

NATO-ja ka bërë të ditur se 130 trupa rumune kanë arritur në Kosovë, në kuadër të misionit të saj në Kosovë, KFOR.

Ditë më parë, KFOR-i në Kosovë është përforcuar edhe me 200 ushtarë britanikë.

Aleanca veri-atlantike ka thënë më 29 shtator se do ta rrisë prezencën e saj në Kosovë, përmes KFOR-it, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

Atëherë nuk e ka specifikuar numrin e saktë të trupave që do të dërgojë në Kosovë.

Vendimi i NATO-s vjen pas përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës më 24 shtator, sjkruan rel.

Atë ditë, Polica e Kosovës është sulmuar në Banjskë të Zveçanit nga një grup i armatosur dhe për pasojë është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Në shkëmbim e sipër të zjarrit në Banjskë janë vrarë edhe tre sulmues.

Kosova e ka fajësuar Serbinë për këtë sulm, dhe ka prezantuar prova, që sipas saj e vërtetojnë këtë pretendim, mirëpo Serbia i ka hedhur poshtë ato.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiqi, i cili ka hequr dorë nga të gjitha funksionet partiake.

Policia ia ka konfiskuar pronat e tij në Kosovë dhe kërkon ekstradimin nga Serbia.

Në Serbi ai është marrë në pyetje ditë më parë dhe është liruar brenda 24 orëve.

Misioni i NATO-s në Kosovë vepron në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të garantuar sigurinë në këtë vend.

Deri më tani i ka pasur rreth 4.500 ushtarë në Kosovë të kombësive të ndryshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026