Gaza vijon eksodin, Izraeli njofton fazën II të sulmit, OKB: Do jetë katastrofë

15 Tetor 2023 | 10:01

Disa mijëra banorë të Gazës vijojnë të largohen nga veriu i territorit pasi Izraeli paralajmëroi 1.1 milionë banorët të largohen në prag të pushtimit tokësor. Agjencia e Ndihmave të OKB-së e ka cilësuar lëvizjen në masë një “eksod”.

Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se faza e ardhshme e konfliktit po vjen dhe në orët e vona të natës mes së shtunës dhe së dielës ushtria izraelite njoftoi se ka në plan të sulmojë nga toka, ajri dhe deti, por nuk dha detaje.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kritikuar urdhrin e evakuimit, me argumentin se të detyrosh pacientët e spitaleve të zhvendosen është një “dënim me vdekje”.

Ndërsa konflikti ka hyrë në ditën e tetë, mbi 3.600 persona janë vrarë nga të dyja palët. Mbi 1.300 persona u vranë në Izrael fundjavën e kaluar gjatë sulmit të Hamasit, ndërsa mbi 2.300 persona u vranë nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës.

Ushtria izraelite ka deklaruar gjithashtu se mbikëqyr vdekjen e një gazetari të “Reuters” që mbeti i vrarë ditën e premte në jug të Libanit, teksa mbulonte konfliktin.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara deklaruan se kanë dërguar një aeroplanmbajtëse të dytë në rajon, për të dekurajuar veprimet armiqësore kundër Izraelit, aleati i tij i hershëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026