Franca mobilizon 7000 trupa dhe shkon në gatishmëri të lartë pas sulmit në shkollë

15 Tetor 2023 | 10:06

Franca po mobilizon 7.000 ushtarë dhe po rrit statusin e saj të gatishmërisë në nivelin e “sulmit emergjent” pas vdekjes së një mësuesi në qytetin verilindor të Arras, i vrarë me thikë të premten nga një ish-student me një histori të radikalizimit islamik.

Presidenti Emmanuel Macron e mori vendimin pasi thirri një mbledhje urgjente të kabinetit të tij të sigurisë të premten mbrëma.

Macron e ka përshkruar sulmin me thikë, i cili la të plagosur rëndë dy anëtarë të tjerë të stafit të shkollës, si “terrorizëm islamik”.

Ai urdhëroi “deri në 7,000 ushtarë nga forca Sentinelle, të cilët do të vendosen nga tani deri të hënën në mbrëmje dhe deri në njoftimin e mëtejshëm”, tha Pallati Elysée të shtunën në mëngjes.

Autoritetet franceze kanë hapur hetime kundër terrorizmit pas sulmit në Arras.

Policia lokale thotë se një burrë i armatosur me thikë vrau një mësues dhe la të plagosur dy persona të tjerë në një shkollë të mesme në qytetin me pothuajse 41,000 banorë të premten në mëngjes. Sulmuesi është arrestuar në vendngjarje.

Incidenti ndodhi në shkollën e mesme Gambetta, e cila ndodhet në qendër të qytetit, dhe policia thotë se sulmuesi bërtiti “Allah Akbar” – “Zoti është i madh” në arabisht.

Ai është identifikuar si 18-vjeçari Mohammed Mogouchkov, një ish-nxënës në shkollën me origjinë çeçene, i cili ishte subjekt i “monitorimit aktiv” nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë së Brendshme të Francës DGSI.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
15:41 | 21/07/2026

Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë

Irlanda do ta rrisë moshën minimale për përdorimin e skuterëve elektrikë nga 16 në 18 vjeç dhe do të kërkojë që ngasësit të kenë leje...
13:38 | 21/07/2026

Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është gati të vendosë tarifa të reja për dhjetëra vende që këtë javë, raportoi të martën Financial Times, ndërsa tarifa...
12:41 | 21/07/2026