“Debat për tensionet në Kosovë”, Gjosha: BE nesër në Tiranë të dënojë sulmin në Veri
Ish-ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha ka komentuar Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë, ku tha se shpreson se do të merren vendimarrje të rëndësishme.
Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ajo theksoi se nesër duhet të ketë debat për Kosovën dhe BE duhet ta dënojë sulmin në Veri më 24 shtator.
“Më në fund Samiti mbahet në Tiranë, duke shpresuar që të ketë dhe disa vendimarrje të rëndësishme për bashkëpunimin rajonal dhe tregun e përbashkët, por dhe për faktin se vjen në një moment të rëndësishëm të të gjithë konfliktit. Është e rëndësishme të ketë një debat të hapur. Ana politike ka një rëndësi të veçantë dhe duhet të zgjidhen disa çështje.
BE do të duhet fillimisht këtë çështje të brendshme dhe duhet të mbajë qëndrime të unifikuara, të jetë në mbështetje të Kosovës, të dënojë sulmin por mbi të gjitha duhet të ketë një reformim që do të zgjasë në kohë dhe duhet të reflektohet në këto momente sepse kemi ende 5 shtete që nuk e njohin Kosovën. Në momentin që ne kemi këtë diskutim të brendshëm mes BE-së dhe disa qëndrime të ndryshme përsa i përket marrëdhënies Kosovë-Serbi, e bën më të vështirë uljen në tryezë të dy shteteve që duhet t’i zgjidhin këto çështje”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut