Mitsotakis flet nga Tirana: Do t’i kërkoj Ramës betimin e Fredi Belerit
Ditën e sotme në Tiranë, po mbahet për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit. Përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor po marrin pjesë në këtë samit, i cili për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe organizimi i është besuar qeverisë shqiptare.
Kryeministri Rama ka pritur personalisht në ambientet e jashtme të kryeministrisë të gjithë liderët e vendeve të BE-së dhe rajonit.
Një takim i ftohtë u vërejt mes tij dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për shkak të përplasjeve për çështjen Beleri.
Në një prononcim ë shkurtër për media, kryeministri grek tha se do të flasë me Ramën për t’i kërkuar betimin e Belerit si kryebashkiak i Himarës.
“Do të flas me kryeministrin Edi Rama dhe do të kërkoj që të lejohet betimi i Fredi Belerit”, tha Mitsotakis.
Ajo që u vu re nga pritja e kryeministrit Rama ishte gjithashtu mungesa e komunikimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe kryeministren serbe me të cilët pati vetëm shtrëngime duarsh dhe foto zyrtare.
Ndërkohë me liderët e tjerë të BE Rama pati një pritje disi më të ngrohtë, ku u shkëmbyen përqafime dhe komunikime të shkurtra mes tyre.
Kujtojmë se Presidenti francez Emmanuel Macron shtyu pjesëmarrjen në samit për të mbërritur në Tiranë ditën e sotme, për shkak të sulmeve terroriste në Francë. Ndërkaq, burime bëjnë me dije se në takim do të mungojë kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, e cila do të përfaqësohet nga zv.kryeministri, Antonio Tajani.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet