Hoti: Për një grusht votash kundërshtarët politikë nuk kanë lënë gjë pa bërë

6 Shkurt 2021 | 07:18

Lidhja Demokratike e Kosovës po shprehet e bindur se koalicioni i vetëm që do bëjnë në rrugëtimin për qeverinë Hoti është partneriteti me qytetarët.

Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti gjatë një tubimi me qytetarët e Prizrenit tha se për një grusht vota, kundërshtarët politikë “nuk kanë lënë gjë pa bërë”.

Bartësi i listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, theksoi më tej se në të gjitha veprimet që ka marrë kjo parti gjatë këtyre dekadave, ka pasur kundërshtarë politikë. 

“Gjatë luftës e pasluftës, gjatë negociatave të Vjenës e te shpallja e pavarësisë. Shihni janë të njëjtit kundërshtarë, të njëjtit njerëz që kanë kundërshtuar të gjitha proceset e shtet-ndërtimit të Kosovës. Të gjitha pa përjashtim, nga e para deri në fund, e deri te marrëveshja e Uashingtonit edhe këtë e kanë kundërshtuar. Edhe këtë e kanë kundërshtuar, sepse nuk kanë ide, nuk kanë vizion. Nuk shohin përtej interesave të tyre personale dhe partiake. Nuk lanë gjë pa bërë për të marrë një grusht vota, për të marrë një mbështetje të caktuar, për të mbajtur një post politik. Nuk lënë gjë pa bërë”, deklaroi ai.

Teka foli për proceset, të cilat ka udhëhequr gjatë kohës si kryeministër, ai deklaroi se ka pasur të tjerë të cilët për të evituar përballjen me to, kanë gjetur arsyeje të ndryshme. 

“Ata gjenin arsyeje të ndryshme me harta e thika, e me gjëra të tjera, fiksione të ndryshme për të evituar përballjen me këto procese. Unë kam udhëhequr një ekip të jashtëzakonshme të ministrave, të kolegëve që janë para nesh që kanë dhënë rezultate të jashtëzakonshme. Kemi menaxhuar në të njëjtën kohë procese shumë të vështira”, u shpreh Hoti.

Lexoni gjithashtu:

Zgjedhjet, qytetarët dyshues, optimizëm i ulët se 14 shkurti do të sjellë ndryshme në Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë, Mefail Bajqinovci: Vetëvendosje do fitojë 61 mandate, partitë e tjera në kolaps

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026